Protesta masive në Serbi

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar të premten në Beograd në protestën e organizuar nga opozita” “Serbia kundër dhunës” është slogani i protestës.

Në atë që po konsiderohet ndër protestat më të mëdha ndonjëherë në Serbi, protestuesit kanë shprehur zhgënjimin ndaj autoriteteve për reagimin, pas vrasjeve që ndodhën në maj në Serbi.

“Vuçiq, dorëhiqu” e “Vuçiq, largohu” ishin thirrjet e protestuesve para Parlamentit e Qeverisë së Serbisë.

Është protesta e tretë e madhe që po organizohet pas sulmeve.

Në fillim të majit, për dy ditë në Serbi ndodhën dy sulme. Në të parin, një nxënës 13-vjeçar i vrau tetë nxënës dhe një roje të shkollës, si dhe plagosi gjashtë nxënës tjerë dhe një mësues. Një ditë më vonë një 21-vjeçar, i vrau tetë persona dhe plagosi 14 të tjerë./Koha.net