Në rrjetin social Twitter po qarkullojnë postime ku shihen shumë qytetarë duke protestuar para zyrave të Bashkimit Evropian. Në pankarta që mbajnë në duar, ata i kanë disa kërkesa.
“Jo Republikë Serpska në Kosovë”, është një nga pankarta që mbajnë në duar protestuesit.
Ndërsa një qytetare me emrin Djellza Trollii ka shkruar në rrjetin social pse ka dalë në këtë protestë.
“Përpjekja për të vazhduar një dialog që nuk të çon askund” pasi sipas saj ky dialog spo menaxhohet mirë nga Bashkim Evropian.
“I bëjmë thirrje BE-së të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të sanksionojë Serbinë! Ne duam një dialog të drejtë”, ka shkruar Trollii.