PSD-ja ia dërgon ambasadës së Gjermanisë “faturën e shfrytëzimit”

Partia Socialdemokrate (PSD) në Ditë e Evropës ia ka dërguar Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë “faturën e shfrytëzimit”.

Në një aksion simbolik të martën partia joparlamentare ka dërguar tek objekti i ambasadës gjermane një “faturë”, në të cilën ata kanë përllogaritur shpenzimet që sipas tyre i ka bërë shteti i Kosovës për shkollimin e 91 mjekëve dhe 300 infermierëve, të cilët kanë thënë se janë larguar nga Kosova dhe kanë shkuar në Gjermani.

Sipas PSD-së shkollimi i 91 mjekëve Kosovës i ka kushtuar 18 milionë e 200 mijë euro, ndërsa i 300 infermierëve 9 milionë euro.

Në total vlera e faturës që ata e kanë quajtur “faturë e shfrytëzimit”, është 27 milionë e 200 mijë euro.