Shumëkush e ka vënë re se fotografisë familjare të Krishtlindjeve të familjes Trump, në të cilën shihet ish-presidenti amerikan duke pozuar me tre fëmijët e tij, i mungon gruaja e tij, Melania.
Tani New York Post shkruan se kanë mësuar se ish-zonja e parë ishte me nënën e saj të sëmurë në spital.
Ish-modelja 53-vjeçare thuhet se ishte me nënën e saj, Amalia Knavs, kur u shkrep fotografia e shpërndarë në Instagram nga e fejuara e Donald Trump Jr., Kimberly Guilfoyle.
Fotografia tregon një Trump të buzëqeshur, 77 vjeç, me shumicën e fëmijëve të tij.
Babai i Melanias, Viktor Knavs gjithashtu ka pozuar për portretin e familjes.
“Melania ka qenë gjithmonë shumë e përkushtuar ndaj gjithë familjes së saj”, tha një burim pranë zonjës Trump për Fox News Digital.
“Nuk duhet të jetë çudi që ajo i kaloi këto Krishtlindje me nënën e saj të sëmurë”.
Anëtarët e tjerë në fotogradfi ishin Don Jr. dhe Guilfoyle, Ivanka Trump, burri i saj Jared Kushner dhe tre fëmijët e tyre, dhe Tiffany Trump dhe burri i saj Michael Boulos.
Me ta ka pozuar edhe 17-vjeçari Barron, të cilin Donald e ka me gruan aktuale Melania.