Pse nuk bën të flini me grim? Dermatologët japin alarmin për pasojat në lëkurë

Shumë gra, pas një dite të gjatë apo nate festive, zgjedhin të flenë pa e pastruar grimin. Por dermatologët paralajmërojnë se ky zakon i dëmshëm mund të ketë pasoja serioze për shëndetin e lëkurës.

Grimi që mbetet në fytyrë gjatë natës bllokon poret, çka shkakton puçrra, irritime dhe inflamacion të lëkurës. Më shumë se kaq, produktet kozmetike që nuk hiqen para gjumit pengojnë rigjenerimin natyral të lëkurës, një proces ky që ndodh gjatë natës.

“Lëkura ka nevojë të marrë frymë. Kur flini me grim, ajo nuk rigjenerohet dhe mund të përshpejtohet procesi i plakjes,” – shpjegojnë specialistët.

Gjithashtu, grimi në sy mund të shkaktojë infeksione, skuqje dhe irritim të syve, ndërsa buzëkuqi i pambuluar me balsam hidratues mund të thajë buzët.

Ekspertët këshillojnë që pas çdo dite, sado e lodhshme të jetë, pastrimi i grimit duhet të bëhet me produkte të përshtatshme për lëkurën dhe të shoqërohet me hidratim.

Nëse dëshironi një lëkurë të pastër, të freskët dhe të shëndetshme – mos flini kurrë me grim!