Pse rrota e ndryshoi botën dhe kush e shpiku atë

Rrota konsiderohet zbulimi më i ndritshëm i njerëzimit që bëri revolucion.

Para shpikjes së saj, në vitin 3500 para erës sonë, njerëzit ishin shumë të kufizuar në sasinë e sendeve që mund t’i transportonin në distanca të largëta, shkruan “Scienceabc”.

Ajo u zbulua në zonën e Mesopotaminë e Poshtme (Iraku i sotëm), ku populli sumerian futi boshte rrotulluese në disqe të forta prej druri. Krejt kjo nisi për ta përdorur në tërheqjen dhe transportin e të mirave bujqësore si perimet, kafshët, ujin e të korrave, artizanalet apo mjeteve të punës.

Për dallim nga një pjesë e madhe e zbulimeve, rrota s’ka shpikës konkret.

Ekzistojnë dëshmi arkeologjike që rrota daton të paktën 5500 vjet më parë, por askush s’e di saktësisht kush e shpiku atë. Por, vetëm rrota pa ndonjë shtesë s’do të kishte shërbyer shumë për njerëzimin.

Besohet se dikush e preu fundin e një lisi në formë të diskut dhe duke i dhënë formë e shndërroi në një gjë të rrumbullakët që më pas ia mundësoi bartjen e sendeve.

Kombinimi i saj me boshtin e bëri të mundshëm transportin.

Karrocat e para përmbanin rrota dhe boshte që lëviznin njëkohësisht. Boshti nisi të ndërtohej nga druri, por ai s’mbante peshë të mjaftueshme, e kjo me kalimin e kohës çoi në krijimin e boshtit të hekurt.

Sot rrota ka evoluar shumë dhe përdoret pothuajse në të gjitha lëmit./Koha.net