Pse zgjedhjet në SHBA zhvillohen të martën në nëntor?

Përpara vitit 1845, Kolegji Zgjedhor i SHBA u mblodh të mërkurën e parë të dhjetorit dhe të gjitha shtetet amerikane duhej të zgjidhnin përfaqësuesit e tyre brenda 34 ditëve përpara asaj date.

Shumë amerikanë punonin në bujqësi në atë kohë, kështu që nëntori u zgjodh pasi bie pas korrjes së vjeshtës, por para temperaturave të ftohta të dimrit që mund të kenë penguar votuesit të shkojnë në qendrat e votimit.

Çfarë ndryshoi në 1845? Kongresi amerikan miratoi një akt për të vendosur një datë për të zgjedhur presidentin dhe zëvendëspresidentin në të gjitha shtetet, transmeton Telegrafi.
Deri atëherë, me çdo shtet që votonte në momente të ndryshme, rreziku për të ndikuar në shtetet fqinje ishte rritur me zhvillimin e mjeteve të komunikimit.
Pra, pse të martën? Sepse nuk është e diel kur disa shkojnë në kishë ose e mërkurë, e cila ishte një “ditë tregu” për fermerët.