Çmimet e reja të derivateve janë publikuar dhe do të vlejnë deri të premten e ardhshme, 10 janar.
Sipas publikimit të fundit për çmimet nga që do të vlejnë nga ora 15:00 deri të premten e ardhshme në të njëjtën orë, një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 199 dinarë për litër, ndërsa çmimi i benzinës Europremium BMB do të jetë 182 dinarë për litër.
Javën e kaluar nafta ka kushtuar maksimumi 197 dinarë, ndërsa benzina 180 dinarë për litër.
Kjo do të thotë se çmimet e naftës dhe benzinës janë më të shtrenjta për dy dinarë.
Kujtojmë se Qeveria e Serbisë kufizoi çmimet e benzinës Eurodiesel dhe Europremium BMB 95 edhe për gjashtë muaj me një dekret të ri të miratuar më 25 korrik./Spektri