Publikohen pamje brenda pishinës më të thellë në botë

A jeni mjaft të guximshëm për t’u zhytur në pishinën më të thellë në botë?

Pishina më e thellë në botë “ka gjithçka”.

Nga një qytet nënujor, në një apartament dhe lojëra.
E vendosur në Dubai, pishina 60 metra përmban një zonë të projektuar për t’i ngjasuar një qyteti të rrënuar. Deep Dive Dubai mund të përdoret gjithashtu si një studio filmi nënujore.

Bëhet e ditur se u deshën 41 ditë për ta mbushur plotësisht. Ndërsa dyert i hapi në korrik 2021, për t’u shpallur si pishina më e thellë në botë.

Një video e pishinës së frikshme u shpërnda së fundmi në Instagram ku përdoruesi zbuloi detaje rreth përvojës emocionuese.

Pavarësisht nëse jeni i ri në zhytje ose keni frikë pak, Deep Dive Dubai ofron një sërë kursesh trajnimi për t’ju ndihmuar.

Për zhytësit me përvojë, Deep Dive Dubai ofron mundësinë për të eksploruar vetë qytetin e fundosur.

Gjithashtu objekti është i pajisur me një sërë pajisjesh të avancuara, duke përfshirë kamera nënujore, për ta bërë përvojën tuaj emocionuese.

Pra, po pyesni veten se sa kushton për të zhytur aty?

Që nga shtatori 2021, çmimet variojnë nga 170-360 paund. /Telegrafi/