Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin e moderatorit të njohur, Jimmy Fallon.
Mes shumë pyetjesh për projektet dhe albumin e ri, Jimmy ka shfaqur edhe fëmijërinë e Duas.
Duke treguar një fotografi të saj kur ka qenë e vogël, në studio janë krijuar shumë të qeshura.
Në fotografi është Dua bashkë me babadimrin.
Ajo ka treguar se përse nuk ka qeshur në fotografi.
“Thjesht nuk e kuptoja. Ai kishte mjekër dhe donte që unë të mbaja në dorë një zile e të ulësha në prehërin e tij. Unë nuk doja të ulësha. Ishte e çuditshme” tha ajo.
Tutje, Dua është pyetur edhe për këngën në filmin “Barbie”, duke thënë se fillimisht kishin një këngë tjetër, por që më vonë e ndryshuan dhe ia përshtaten atmosferës në film.