Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, ka publikuar listën e vendeve më të lumtura dhe më të palumtura në planet, ku Finlanda zë vendin e parë si shteti më i lumtur në botë për të shtatin vit me radhë.
Ndërsa Afganistani, renditet në fund të listës, duke u bërë kështu vendi më i palumtur në botë.
Në dhjetëshen e parë të shteteve më të lumtura në botë gjejmë edhe Suedinë, Izraelin, Holandën, Norvegjinë, Luksemburgun, Zvicrën dhe Australinë.
Kosova është renditur në vendin e 29-të, ndërsa një vit më parë ishte renditur në vendin e 34. Shqipëria renditet në vendin e 87-të, duke rënë 5 vende në krahasim me vitin 2023 kur ishte në vendin e 83-të të listës.
Britania duket se ka rënë në renditje, e cila ishte në vendin e 20-të pas vendeve si Lituania ose Republika Çeke, si dhe SHBA-të, të cilat ranë tetë vende në krahasim me vitin 2023 (vendi i 23-të këtë vit – i 15-ti në 2023).
Studiuesit që analizuan gjetjet zbuluan gjithashtu se ata që kanë lindur para vitit 1965 janë më të lumtur se ata të lindur pas vitit 1980, me lumturinë e mijëvjeçarëve që vlerësohet të bjerë çdo vit, ndërsa në vend të kësaj rritet me kalimin e viteve nga kënaqësia e të ardhurve.