Punëtorët nga Presheva paguhen më së paku në Serbi, pak më mirë në Bujanoc!





Nga 204 Komuna, Qytete dhe Rrethe në Serbi, në të cilëat llogaritet indeksi i pagës mesatare për muajin gusht, Komuna e Preshevës është në vendin e parafundit, raporton Spektri të dhënat e hulumtuara në Entin Republikan të Statistikave.

Paga mesatare për muajin Gusht në Komunën e Preshevës ka qenë 51.316 dinarë. Rrogë më të vogël në Serbi kanë pranuar vetëm punëtorën në Bojnik të rrethit e Jabllanicës.

As Komuna e Bujanocit nuk qëndron shumë mirë, pasi gjindet në vendin e gjashtë nga fundi.
Në muajin gusht, në Bujanoc paga mesatare ka qenë 53.098 dinarë, duke u rradhitur në vendin 199.

Komuna e Medvegjës gjendet lart në ranglist me rrogat mesatare shumë më lart se sa në Bujanoc dhe Preshevë.

Në Medvegjë, gjatë muajit gusht, paga mesatare ka qenë 61.587 dinarë, 8-10 mijë më tepër se në Bujanoc dhe Preshevë./Spektri