Pushimet dimërore për nxënësit në gjithë Serbinë do të nisin një javë më herët, ky është lajmi që ka habitur prindërit sot.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Arsimit, pushimet në të gjithë Serbinë do të fillojnë të martën, më 24 dhjetor, kështu që nxënësit do të shkojnë në shkollë nesër dhe të hënën, në vend të gjithë javës së ardhshme.
Por cilat janë opsionet për ata nxënës që duan të përmirësojnë notat e tyre dhe çfarë do të ndodhë me ata që mund të mos jenë vlerësuar?
Pushimet dimërore është dashur të nisin para festave të Vitit të Ri, pra sipas kalendarit zyrtar shkollor, gjysëmvjetori i parë është dashur të zgjasë deri të premten, më 27 dhjetor.
Nxënësit tani kanë një shans për të përmirësuar notat e tyre nesër dhe të hënën, pra katër ditë më pak.
Për rikujtim, Ministria e Arsimit sot ka lëshuar një komunikatë në të cilën thuhet se i kanë propozuar Qeverisë së Serbisë që pushimet dimërore të fillojnë të martën më 24 dhjetor. Siç kanë thënë ata, Qeveria e Serbisë do ta shqyrtojë këtë propozim nesër.
Askush nuk do të mbetet i pavlerësuar
Siç theksohet nga ekspertët, nuk ka arsye që asnjë nga nxënësit të mbetet i notuar, sepse në thelb kanë mbetur edhe 7 ditë deri në pushimet dimërore dhe të gjithë duhet të kenë një numër të mjaftueshëm notash në bazë të të cilave një propozim përfundimtar mund të të bëhet.