Puthje në buzë dhe kërcime sensuale, çfarë nuk u pa nga festa e beqarisë në Big Brother

Dasma e Luizit dhe e Kiarës që do të mbahet mbrëmjen e së shtunës ka paraprirë me një festë beqarie. Ashtu si tradita e do, dhëndri ka edhe një festë të fundit beqarie. Vetëm se ajo që duhet të ishte një festë private, u shndërrua në një ndër festat më të ndjekura, ku momentet picante nuk kanë munguar. Vëllai i madh i ka sjellë banorit të Big Brother Vip surprizë disa striptiste.
Ndërkohë, vajzat sexy kanë kërcyer për Luizin e Kristin duke dhuruar atmosferë. Shtëpisë i janë bashkuar edhe ishbanorë duke kërcyer e duke pirë. Nga ana tjetër, Kiara Tito që bëhej xheloze për komentet e Luizit ndaj Keisit dhe veprimet e tij me Jorin, këtë herë duket se e ka marrë me sportivitet. Pamjet i publikoi në rrjete sociale duke shkruar: “Më fusni në shtëpi tani!” por i shoqëroi me disa emoji ‘fytyra duke qeshur’.

Të shumtë ishin meshkuj ishbanorë që ndezën edhe më tëj atmosferën në shtëpi. Ronaldo së bashku me disa ish-banorë të tjerë festuan me Luizin, pasi siç është lajmëruar, në finalen e madhe Ejlli do t’i japë fund beqarisë. Në një moment Ronaldo duket se nuk është përmbajtur, pasi shkon pranë striptistet dhe nuk e lëshon teksa kërcejnë. “E mbyti. O Ronaldo, është e vogël mo shpirt”, dëgjohet t’i thotë Luizi.


Nga ana tjetër, edhe Krist Aliaj duket se e ka shijuar në maksimum këtë festë. Edhe ai në fund të festës, nuk po largohej dot nga një balerinë, por ishte Lorenci ai që ndërhyri dhe u tha ‘se do t’i takonte jashtë’. Krist Aliaj u pa duke flirtuar me njërën prej tyre dhe situate u duk sikur u nxeh goxha. Finalisti i cili ishte i dehur dhe po shijonte atmosferën e festës,është ngacmuar me njërën nga bukuroshet bjonde, teksa kanë kërcyer me lëvizje goxha provokuese madje për një çast dyshja u pthën dhe në buzë.

Pas për fundimit të festës, Kristi la dhe një takim me vajzën në fjalë pasi të mbarojë spektakli, madje garant për takimin e tyre doli Lorenc Hasrama i cili ishte një nga ish-banorët e ftuar në shtëpinë e “BBIVP” për të festuar me Luizin. Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet, ku shihen striptistet, teksa i kërcejnë në prehër Luizit. Nga ana tjetër, këngëtari duket i lumtur nga pamja përballë, ndonëse nuk ka bërë asnjë veprim.

Por teksa Luizi, ka zgjehdur mos të reagojë, djemtë e tjerë, e kanë shijuar skenën deri në orët e para të mëngjesit. Pasi kërceu gjithë darkën me striptistet që vëllai i madh i çoi në shtëpinë e BBV si surpizë për festën e beqarisë, Luizi u mundua që të qetësonte bashkëshorten e tij të ardhshme, Kiarën. Kur festa mbaroi dhe pasi shijoi çdo moment me striptistet, Luizi tha:

“Me gjithë respektin që kam për ato gocat që kërcyen, kam Kiarën sa për 1000 balerina. E kam balerinë, e kam të dashur, e kam çfarë të duash ti.” E teksa tradita e ka që festa e beqarisë të festohet vetëm me djem, për dy finalistet e “BBV”, Vëllai i Madh i vendosi kusht Dea Mishelit dhe Efit për tu maskuar si djem.