Bajram Qerkini nga Shoqata “Zëri i Prindërve” është shprehur i zhgënjyer me Deklaratën për të Zhdukurit, që u miratua nga kryeministrin Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq të martën në Bruksel.
Sipas Qerkinit, ajo çfarë thuhet në Deklaratë nuk ka diçka më ndryshe se ajo që është thënë në vitet e fundit. Ai shprehet i bindur se gjërat e dakorduara në Deklaratë nuk do të zbatohen nga pala serbe, ashtu siç ai thotë, nuk janë zbatuar deri tash.
“Kemi pritur shumë për këtë. Çka munda me kuptu është se nuk kish asgjë që Bajrami s’e ka ditë dhe s’e ka dëgjuar më parë. Pse i kanë nënshkruar të njëjtat fjalë? Nuk besoj që kanë me i realizu të gjitha këto që i ka përmend. Pala serbe edhe ato që i ka nënshkruar, nuk i ka zbatu. Të njëjtat fjalë i kanë folur edhe para 10-15 vjete. I zhgënjyer totalisht me këtë”, ka thënë Qerkini në “Konfront” të KTV-së.
Qerkini ka pasur kritika edhe për institucionet, por edhe për ndërkombëtare, pasi ka thënë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për çështjen e të zhdukurve. Bashkimi Evropian ka publikuar Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan Kurti e Vuçiq,i në takimin në Bruksel. Në Deklaratë, BE-ja ka bërë të ditur se përfshihen edhe të zhdukurit me dhunë. Mbi 1600 persona vlerësohen të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Raporton Koha.net