Qeveria bën hapin e parë për themelimin e muzeut për dokumentimin e krimeve serbe në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimin për themelimin e grupit punues për hartimin e konceptit për themelimin e muzeut për dokumentimin dhe prezantimin e krimeve të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Në një fjalë rasti, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk është mirë të bëhen përgjithësime për fajësime të popujve, raporton Klan Kosova.

Pastaj fjalën ka marrë kryeministri Kurti, ku ka thënë se jo çështje duhet të adresohet në organet shtetërore, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo bie ndesh me qeverisjen e tij.

“Pajtohem që nuk është mirë të bëjmë përgjithësime për fajësimet e popujve, por nuk e di se si është i gjithë teksti aty, por pajtohem se kjo duhet të adresohet në organet shtetërore për urdhrat që janë bërë, por jo të bëhet fajësimi i popujve sepse kjo nuk përputhet me qeverisjen tonë”.