Qeveria e re e Serbisë gati për votim – Ja kush janë emrat kryesorë të ministrave të propozuar

Propozimi për përbërjen e Qeverisë së re të Serbisë, që do të drejtohet nga profesori Djuro Macut, ka mbërritur tashmë në Kuvendin e Serbisë.

Sipas paralajmërimit të kryetares së Kuvendit, Ana Bërnabiq, nesër në orën 10:00 do të mbahet seanca për zgjedhjen e qeverisë së re.

Në mesin e ministrave të propozuar si emra të rinj përmenden:

Dejan Vuk Stanković – Ministër i Arsimit,

Nenad Vujić – Ministër i Drejtësisë,

Dragan Glamočić – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.

Sipas mediave serbe, janë propozuar edhe këta emra të njohur:

Sinisha Mali – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Financave

Ivica Daçiq – Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme

Adrijana Mesaroviq– Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Ekonomisë

Sara Pavkov – Ministre e Mbrojtjes së Mjedisit

Aleksandra Sofronijeviq – Ministre e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës

Dubravka Gjedoviq Handanović – Ministre e Minierave dhe Energjisë

Jagoda Lazareviq – Ministre e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme

Snezhana Paunoviq – Ministre e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale

Demo Berisha – Ministër për të Drejtat e Njeriut, të Pakicave dhe Dialogun Shoqëror

Bratislav Gashi1 – Ministër i Mbrojtjes

Marko Gjuriq – Ministër i Punëve të Jashtme

Nemanja Staroviq – Ministër për Integrimet Evropiane

Zlatibor Lonçar – Ministër i Shëndetësisë

Milica Đurgjeviq Stamenkovski – Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale

Jelena Zhariq Kovaçeviq – Ministre për Kujdes ndaj Familjes dhe Demografi

Zoran Gajiq – Ministër i Sportit

Nikola Selakoviq – Ministër i Kulturës

Milan Krkobabiq – Ministër për Zhvillimin e Zonave Rurale

Bela Balint – Ministër i Shkencës, Zhvillimit Teknologjik dhe Inovacionit

Husein Memiq – Ministër i Turizmit dhe Rinisë

Boris Bratina – Ministër i Informimit dhe Telekomunikacionit

Darko Glishiq – Ministër për Investime Publike

Ministra pa portofol:

Novica Tonçev

Gjorgje Miliqeviq

Usame Zukorliq

Nenad Popoviq

Tatjana Macura

Në këtë përbërje shihen disa emra të rinj, por edhe figura të njohura nga qeveritë e mëparshme. Vlen të theksohet prezenca e përfaqësuesve të komuniteteve pakicë si Demo Berisha dhe Usame Zukorliq në rolet ministrore.