Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 626,400 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Qeveria e Republikës së Kosovës sot ka ndarë 626,400 euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar për bursa studentësh, nxënësish, avokim e lobim ndërkombëtar si dhe për funksionimin e Këshillin Kombëtar Shqiptar.
Kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi përmes njv njoftimi në faqen e tij në facebook.
Rexhepi ka theksuar se  “Janë paraparë mjete të posaçme për 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐯𝐨𝐤𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫, që çështja e shqiptarëve të Luginës të mos jetë vetëm brengë lokale, por temë reale në tryezat evropiane të vendimmarrjes”.
Ky është postimi i plotë i Rexhepit:
🇽🇰🤝🇦🇱 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐧
Me vendimin e sotëm për ndarjen e 626,400 eurove për Këshillin Kombëtar Shqiptar, Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë shumë më tepër sesa një akt financiar. Ka treguar se shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës nuk janë të vetmuar – janë pjesë e pandashme e kujdesit kombëtar.
Këto mjete janë të dedikuara për:
📚 𝟕𝟓𝟔 𝐬𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ nga 32 vendbanime, që ndjekin studimet.
👧👦 𝟗𝟕 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ pa prindër ose me vetëm një prind janë përfshirë në mbështetje direkte.
🌍 Janë paraparë mjete të posaçme për 𝐥𝐨𝐛𝐢𝐦 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐯𝐨𝐤𝐢𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐧𝐢𝐯𝐞𝐥 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫, që çështja e shqiptarëve të Luginës të mos jetë vetëm brengë lokale, por temë reale në tryezat evropiane të vendimmarrjes.
Ky vendim është:
• Investim në arsim dhe dije;
• Investim në dinjitet dhe barazi;
• Angazhim për të rinjtë që nuk duan të ikin, por të qëndrojnë, të ndërtojnë dhe të kontribuojnë në vendin e tyre.
🙏 Në emër të shqiptarëve të Luginës, falënderoj sinqerisht Kryeministrin Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe gjithë Qeverinë e Republikës së Kosovës, që po e trajtojnë Luginën jo si periferi, por si pjesë të pandashme të përgjegjësisë sonë kombëtare”.
Mund të jetë një imazh i 5 persona, redaksi dhe teksti