Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që të përjashtohet nga Partia Socialiste Dritan Leli, kreu i Bashkisë Vlorë.
Në mbledhjen e djeshme të asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë, ndërsa ka prezantuar kandidatët për deputetë dhe ka ndarë zonat elektorale, koordinatori politik i qarkut, Damian Gjiknuri ka lexuar një letër porosi të Ramës.
Burimet për Euronews Albania kanë zbuluar se letra e Ramës kishte të bënte me kreun e Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i cili refuzoi të ishte pjesë e listave të PS-së për qarkun Vlorë.
Rama në këtë letër shprehet se Leli preferoi karrigen dhe jo partinë.
“Leli preferoi karrigen dhe jo partinë dhe për këtë nuk do të jetë pjesë e fushatës elektorale të PS-së. Nëse dikush nga kandidatët do dojë ta marrë me vete privatisht, po me ne jo. Çështjen e Lelit do ta analizojmë dhe do ta flasim pas 25 prillit,” – mësohet të ketë shkruar Rama në letrën e lexuar nga Gjiknuri.
Ndërkohë nuk dihen ende arsyet që e shtynë Lelit për të mos pranuar kandidaturën për deputet.