Rasti “Dehari”, Gjykata kthen në punë drejtorin që e largoi Albulena Haxhiu

Burim Buleshkaj, i cili ishte suspenduar nga pozita si Ushtrues i Detyrës së Drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të Burgosurve në Shërbimin Korrektues të Kosovës, është kthyer në punë me vendim të Gjykatës, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka bërë të ditur avokati i Buleshkajt, Naim Rudari, i cili tha se klienti i tij ishte larguar nga puna duke u bërë ‘kurban’./Sinjali

“Ish U.D i Drejtorit për Siguri dhe Operativë në SHKK në kohën kur ka ndodhur rasti “Dehari”, ishte larguar nga puna me pretendimet kinse janë manipuluar videoincizimet e kamerave të sigurisë brenda Qendrës Korrektuese në Prizren. Z. Buleshkaj pra në këtë rast së bashku me kolegë tjerë kanë siguruar videoincizimet brenda QK në Prizren të pa shkëputura për të cilën punë ishte përgjegjës por ai në vend se të shpërblehej me Medalje, ai u largua nga puna duke u bërë “kurban” për rastin e sipër cekur”, shkroi Rudari.

Në një vend ku KUNDËRLIGJSHMËRIA dhe PADREJTËSIA janë jetë shkurtër, ia vlenë të jetohet.Ish U.D i Drejtorit për…

Posted by
Naim Rudari