Reagimi i kryetarit të KKSH-së Enkel Rexhepit ndaj Ministrit Demo Berisha

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi ka reaguar ndaj deklaratës së Ministrit për të Drejtat e Njeriut, Pakicat dhe Dialogun Social, Demo Berisha.
Rexhepi ka theksuar se nuk ështv  vërtet se KKSH i ka këfrkuar falje përmes njv shkrese zyrtare,
“Deklarata publike e Ministrit për të Drejtat e Njeriut, Pakicat dhe Dialogun Social, Demo Beriša, se gjoja Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka kërkuar falje përmes një shkrese zyrtare, është një shpifje banale, manipulim i ulët dhe tentativë e dëshpëruar për të diskredituar një institucion legjitim të shqiptarëve në Serbi”.
Këtë Kryetari i KKSH-së e ka bvrv publike në faqen e tij në facebook, ky ështv postimi i plotë i rexhepit:
“𝐑𝐄𝐀𝐆𝐈𝐌 𝐍𝐃𝐀𝐉 𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓𝐄̈𝐒 𝐒𝐄̈ 𝐑𝐑𝐄𝐌𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐌𝐈𝐍𝐈𝐒𝐓𝐑𝐈𝐓 𝐃𝐄𝐌𝐎 𝐁𝐄𝐑𝐈𝐒𝐇𝐀
Deklarata publike e Ministrit për të Drejtat e Njeriut, Pakicat dhe Dialogun Social, Demo Beriša, se gjoja Këshilli Kombëtar Shqiptar i ka kërkuar falje përmes një shkrese zyrtare, është një shpifje banale, manipulim i ulët dhe tentativë e dëshpëruar për të diskredituar një institucion legjitim të shqiptarëve në Serbi.
Shkresa e datës 29 prill 2025 nuk është as kërkesë faljeje, as letër personale, por një dokument zyrtar me përmbajtje kritike, që ekspozon përmes fakteve dhe argumenteve:
𝟏. 𝐃𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐪𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢𝐭 𝟕 𝐏𝐢𝐤𝐞̈𝐬𝐡” ,
𝟐. 𝐈𝐧𝐣𝐨𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐦𝐚𝐭𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐢𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐚𝐝𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞,
𝟑. 𝐒𝐡𝐤𝐞𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐯𝐞 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐤𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐝𝐢𝐩𝐥𝐨𝐦𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚.
Beriša ose nuk e ka lexuar dokumentin, ose po përpiqet me vetëdije të mashtrojë publikun për të mbuluar paaftësinë, papërgjegjësinë dhe mungesën e seriozitetit të institucionit që drejton. Për të shpëtuar imazhin e tij personal, ai po rreket të njollosë të vetmin institucion shqiptar që vepron me qëndrueshmëri dhe integritet institucional në këtë shtet.
Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk i ka kërkuar falje askujt. Ne nuk jemi as dekor për fasadë, as dërgatë servilësh që shkojnë fshehurazi në Beograd për fotografi boshe. Ne jemi përfaqësues të votuar, dhe kemi për detyrë t’i themi të vërtetat ashtu siç janë, pa u përkulur përpara askujt.
Z. Berisha duhet të merret me detyrat e tij ministrore, sepse shqiptarët e Luginës nuk kanë nevojë për ministra propagandues, por për rezultate konkrete në terren. Mjaft m gënjeshtra. Mjaft me lojëra të neveritshme me dinjitetin e shqiptarëve.
Po nuk mund të çuditemi e befasohemi pasi në një deklaratë pak më herët tha se KKSH është “problematike”, se shqiptarët nuk e din kend e kanë shtet amë dhe “lute” ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, se flamuri kombëtar i shqiptarëve duhet të jetë 70% si i Serbisë dhe 30 % ai kombëtar, se nuk lejon mjete nga Kosova sipas pretendimeve për keqpërdorim.
E për ma keq edhe disa media që emetojnë këto shpifje e gënjeshtra janë edhe përfitues po nga këto fonde nga Kosova.
Edhe pse nuk është praktikë e institucioneve serioze të detyruar. Krejt në fund, po publikojë shkresën në tërësi dërguar Demo Berišës”.