Reagon sërish Getinjo për ndarjen nga Vivien: U dashurova 100 përqind, por këto gjëra ndodhin

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo ka reaguar sërish për raportin e tij me Vivien Thanon.

Dyshja që krijuan një lidhje dashurie gjatë kohës sa ishin pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, tashmë kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin. Ndarja e tyre bëri bujë në media rozë dhe për këtë së fundmi ka reaguar sërish Getinjo përmes postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

Reperi tha se gjithmonë ka preferuar ta mbaj larg syrit të publikut jetën e tij private, por këtë herë ndodhi dhe po mundohet ta menaxhojë.

“Siç e keni parë këto ditë kam bërë disa lëvizje në Instagram, kam fshirë foto, postimet dhe kam ndërruar foton e profilit dhe pash që u bë e madhe kjo, njerëz Geti ka hallet e veta, këto lëvizje nuk kanë të bëjnë me ngjarjet e fundit me jetën time private, nuk e përziejë lidhje me show, nuk kam bërë kurrë diçka publike në rrjete sociale, por u lidha, u kënaqa, u dashurova 100%, por i kam disa halle në kokën time që i di veç unë, por këto gjëra ndodhin në të gjithë botën, iu kisha thënë të mos na mundoni me pyetje, intervista, këto ndodhin në jetën normale”, ka thënë reperi.

“Unë jam në rregull, vetëm pata pak paranojë, pak panik se nuk kam patur këso muhabeti në rrjetet sociale, e kam urryer që pjesën e dashurisë me e bë publike, por nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh tutje ai.

Kujtojmë që pas ndarjes Vivien dhe Getinjo kanë fshirë çdo gjurmë të tyre nga rrjetet sociale. Raporton Telegrafi.