Organizata “The Future” nga Bujanoci me sukses ka realizuar aktivitetin e radhës me të rinjët nga Lugina e Preshevës.
Organizata në fjalë, gjatë mesjavës, më 26 dhe 27 Korrik ka realizur kampingun “Summer Camp 2021” me rreth 50 të rinjë të moshave të ndryshme, ku pjesë të grupit ishin edhe shumë fëmijë të mërgimtarëve të cilët këto ditë po i kalojn pushimet në vendlindje.
“Ligjeratat mbi kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, historinë, kulturën dhe traditën tonë, trajnime të valleve burimore shqiptare dhe argëtimi për të rinjë, ishin disa nga aktivitetet për 50 të rinjët të cilët shoqëruan organizimin përgjatë dy ditëve në Medvegjë” është shprehur Gëzim Murati, Koordinatorë i kësaj Organizate.
Murati ka paralajmëruar se ky ka qenë viti i parë i një organizimi të tillë, ndërsa do të vazhdoj edhe në vitet e ardhshme.
Sipas tij, qëllimi i këtijë organizimi, përveç njoftimit të të rinjëve mes veti, kishte edhe karakter informues mbi historinë dhe traditën e këtyre trojeve.
Murati, në emër të organizatës ka falëminderuar Këshillin Kombëtar Shqiptar në krye me kryetarin z.Ragmi Mustafa, aktivistët pjesmarrës dhe pronarit të villës Besart/Ermir./Spektri