“MC Kresha”, që njihet edhe si një sportadashës i madh i futbollit, ka marrë licencën C të trajnerit
Reperi i njohur kosovar, Kreshnik Fazliu i njohur si “MC Kresha”, që njihet edhe si një sportadashës i madh i futbollit, ka marrë licencën C të trajnerit.
‘Mc Kresha’ ka përfunduar të gjitha trajnimet e UEFA-s për licencë C, në Tiranë.
Diploma C e UEFA-s kërkon një minimum prej 60 orësh arsimimi, një minimum prej 15 orësh shpenzohen për të studiiuar përmbajtjen interaktive të udhëhequr me një minimum 10 orë të përbërë nga përvoja e punës.
Pas repit, këngëtari i mirënjohur pritet t’i kthehet ëndrrës së tij fëmijërore të merret me sportin e futbollit.
Gjatë fëmijërisë “MC Kresha” është marrur me futboll dhe ka qenë pjesë e klubit Trepça, si portier.
Një lëndim në gju ia ka pamundësuar Kreshnikut të vazhdojë karrirën për tu bërë futbollistë profesionist.
‘Kresha’ është një tifoz i zjarrtë i Liverpoolit dhe e njeh mjaftë mirë sportin e futbollit./Dukagjini