Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e tyre të fundit mori një vendim të madh për t’u siguruar tekstet mësimore falas për 3708 nxënës shqiptarë.
Kjo ndihmë financiare prej 240 mijë eurosh do të shtrihet tek 2220 nxënës në Preshevë, 1461 në Bujanoc dhe 27 në Medvegjë.
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani falenderon Qeverinë e Republikës së Kosovës për këtë hap të madh e cila tha se: “Është një dorë e fortë për shumë familje që përballen me sfida ekonomike, duke siguruar që asnjë fëmijë të mos mbetet prapa dhe ky akt është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për të garantuar që fëmijët tanë të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare”.
Postimi i plotë në facebook: