Kryetari Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi ka theksuar se emërimi i Demo Berishës për ministër të të drejtave të njeriut dhe të pakicave nuk është as përfaqësim, as vlerësim për komunitetin shqiptar në Serbi.
“Emërimi i Demo Berisha si kandidat për ministër të të drejtave të njeriut dhe të pakicave nuk është as përfaqësim, as vlerësim për komunitetin shqiptar në Serbi. Kjo është një provokim i pastër, një fyerje për kujtesën kolektive dhe për përpjekjet e vazhdueshme për barazi dhe drejtësi”.
“Demo Berisha nuk është zëri i shqiptarëve. Ai është produkt i propagandës që synon të shfaqë një “pošteni albanac” për Beogradin”, ka shkruar Rexhepi në postimin e tij në fcb.
Ja edhe postimi i plotë i Rexhepit:
“𝐃𝐞𝐦𝐨 𝐁𝐞𝐫𝐢𝐬𝐡a 𝐪𝐨𝐟𝐭𝐞̈ 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐢 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐞̈𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐞̈ 𝐃𝐫𝐞𝐣𝐭𝐚𝐭 𝐞 𝐍𝐣𝐞𝐫𝐢𝐮𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐤𝐢𝐜𝐚𝐯𝐞 𝐧𝐮𝐤 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐨𝐧 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭.
Emërimi i Demo Berisha si kandidat për ministër të të drejtave të njeriut dhe të pakicave nuk është as përfaqësim, as vlerësim për komunitetin shqiptar në Serbi. Kjo është një provokim i pastër, një fyerje për kujtesën kolektive dhe për përpjekjet e vazhdueshme për barazi dhe drejtësi.
Demo Berisha nuk është zëri i shqiptarëve. Ai është produkt i propagandës që synon të shfaqë një “pošteni albanac” për Beogradin, një shqiptar që mohon Republikën e Kosovës, që nuk njeh flamurin e tij kombëtar, që glorifikon Esat Pashë Toptanin dhe që përfiton politikisht nga mohimi i realitetit të shqiptarëve në Serbi.
Ne, si Këshill Kombëtar Shqiptar, nuk do të heshtim përballë përpjekjeve për të relativizuar sakrificat tona dhe për të injoruar padrejtësitë e vazhdueshme ndaj nesh.
Shqiptarët në Serbi nuk kanë nevojë për emërime dekorative. Ata kanë nevojë për përfaqësim të denjë, për zë autentik dhe për angazhim të sinqertë në mbrojtjen e të drejtave të tyre.


