Rexhepi: 𝟏 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 falas 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐬

Qeveria e Kosovës edhe këtv vit ka financuar librat e nxënësve të Luginës së Preshevës, kështu ka njoftuar kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar Enkel Rexhepi.
Rexhepi ka theksuar se Edhe këtë vit, librat për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës financohen nga “Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar”.
Ai ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen që po i bën arsimit shqip në Luginë, si dhe ka uruar nxënësit dhe mësuesit pë një vit të mbarë shkollor.
Ky është postimi i plotë i Rexhepit:
📚✨ 𝟏 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢 𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐛𝐫𝐚 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩 falas 𝐧𝐠𝐚 𝐐𝐞𝐯𝐞𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐱𝐞̈𝐧𝐞̈𝐬𝐢𝐭 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐋𝐮𝐠𝐢𝐧𝐞̈𝐬🫶
Sot, në ditën e parë të vitit shkollor, e nisëm mëngjesin me vizitë në çerdhen “8 Marsi” në Preshevë, për t’ia uruar fillimin e vitit të ri fëmijëve dhe edukatorëve.
Më pas vizituam shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku filluam shpërndarjen falas të teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë.
Atmosfera ishte e mbushur me gëzim dhe ngrohtësi, ku nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave na pritën me respekt e entuziazëm, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka arsimi për të ardhmen e brezave tanë.
📖 Edhe këtë vit, librat për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës financohen nga Qeveria e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar.
🙏 Një falënderim i veçantë shkon për Qeverinë e Republikës së Kosovës🇽🇰, e cila me përkushtimin dhe mbështetjen e saj të pandërprerë, po dëshmon kujdesin e pakushtëzuar për fëmijët tanë dhe për arsimin shqip në Luginë.
Kjo mbështetje është simbol i lidhjes së fortë kombëtare mes Kosovës dhe Luginës së Preshevës.
Urime të gjithë nxënësve dhe mësuesve për një vit të mbarë shkollor, plot dije, suksese dhe arritje”! 🍀✏️📚
Mund të jetë një imazh i 12 persona, persona duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona duke studiuar