Rexhepi:”Mjaftë me spektakle, shqiptarët e Luginës presin veprim e rezultate!”

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Enkel Rexhepi, ka refuzuar takimin me Ministrin Demo Berisha.
Ai ka theksuar se “Si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, kam refuzuar takimin me ministrin Demo Berisha, sepse nuk pranoj që institucioni më i lartë përfaqësues i shqiptarëve në Serbi të përdoret për spektakle politike dhe takime boshe”.
Kështu ka njoftuar Rexhepi në rrjetet soviale:
“𝐑𝐞𝐟𝐮𝐳𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐬𝐩𝐞𝐤𝐭𝐚𝐤𝐥𝐞𝐭 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐩𝐚 𝐫𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭𝐞!
Si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, kam refuzuar takimin me ministrin Demo Berisha, sepse nuk pranoj që institucioni më i lartë përfaqësues i shqiptarëve në Serbi të përdoret për spektakle politike dhe takime boshe, të dizajnuara më shumë për reklama mediatike sesa për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve tanë. Ky vendim është komunikuar edhe korit diplomatik.
Si mund të ketë besim e bashkëpunim të vërtetë, kur:
• 𝐏𝐫𝐞𝐣 𝐦𝐮𝐚𝐣𝐬𝐡 𝐣𝐚𝐧𝐞̈ 𝐛𝐥𝐥𝐨𝐤𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐨𝐧𝐝𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐫𝐚𝐬𝐡𝐞̈𝐠𝐢𝐦𝐢𝐧𝐞̈ 𝐚𝐠𝐫𝐨𝐤𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝟗𝟎𝟎 𝐟𝐞𝐫𝐦𝐞𝐫𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐚𝐫𝐫𝐢𝐧 𝐦𝐛𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐟𝐢𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐞𝐫𝐢𝐭𝐞̈.
• “𝐏𝐥𝐚𝐧𝐢 𝐩𝐞̈𝐫 𝐈𝐧𝐭𝐞𝐠𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐈𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞𝐭 𝐏𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞 (𝟐𝟎𝟐𝟑–𝟐𝟎𝟐𝟔)” 𝐩𝐨 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐧 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐨𝐭𝐚𝐥, 𝐩𝐚 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐡𝐚𝐩 𝐤𝐨𝐧𝐤𝐫𝐞𝐭 𝐧𝐠𝐚 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚.
• 𝐕𝐞𝐭𝐞̈ 𝐦𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈ 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐢𝐧𝐚𝐥𝐢𝐳𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐊𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐢𝐭 𝐊𝐨𝐦𝐛𝐞̈𝐭𝐚𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫, 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭 𝐦𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐟𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐮𝐞𝐬 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐪𝐢𝐩𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢.
🇦🇱 Mjaftë me spektakle, shqiptarët e Luginës presin veprim e rezultate”!