Këngëtarja Rihanna dhe partneri A$AP Rocky janë bërë prindër për herë të dytë.
Burime për People e kanë konfirmuar se Rihanna ka lindur një djalë dhe se emri i tij fillon me shkronjën R, por detaje shtesë nuk janë dhënë.
Çifti e kanë edhe një djalë tjetër 15 mujash që quhet RZA.
Lajmin e shtatzënisë së dytë e këngëtarja e ka bërë të ditur në performancën e saj në Super Bowl të këtij viti, shkruan USA Today, transmeton Klankosova.tv.