Rita Ora uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë (FOTO)

Ylli i njohur kosovar, Rita Ora, ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me disa imazhe nga momente patriotike nga vizita e saj në Kosovë.

”Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri nga familja jonë tek e juaja!”, shkruan ajo dedikimin e saj, ndërsa e shoqëron me disa fotografi nga takimi që kishte me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në një organizim festiv pritjeje me artistë e kontributdhënës nga arti e kultura vendase.

Në këto fotografi, ajo çfarë bie në sy, është një detaj të cilin bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, shihet të ketë vendosur unazë shqiponjën simbolike të flamurit kombëtar shqiptar.

Ai dhe Rita Ora për një moment shihen plot hare duke festuar me mburrje 28 Nëntorin, në ngjajen e mbrëmshme.