Rodri flet për Topin e Artë, përmend dy bashkëkombësit e tij

Mesfushori i Manchester Cityt dhe fituesi aktual i Topit të Artë, Rodri, ka folur përpara ndeshjes vendimtare të Grupit G kundër Juventusit në Kupën e Botës për Klube.

Edhe pse këtë sezon është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi dhe nuk garon për çmimin individual, ai ka ndarë mendimet e tij mbi pretendentët dhe rrugën e Cityt në turne.

Sa i përket garës për Topin e Artë, Rodri u shpreh se Pedri dhe Yamal kanë pasur sezone të mira.

“Nuk e di kush do të fitojë, ka shumë mundësi. Gjithmonë i lavdëroj lojtarët spanjollë. Mendoj se Pedri pati një sezon të jashtëzakonshëm, edhe Lamine Yamal. Nuk e di, do të shohim çfarë do të ndodhë.”

Në lidhje me kundërshtarët e mundshëm, Rodri theksoi rrezikun e ekipeve nga Amerika e Jugut, veçanërisht brazilianëve.

“Askush nuk dëshiron të përballet me brazilianët. Siç tha Luis Enrique, nuk është surprizë. Ne e dimë forcën e Amerikës së Jugut, veçanërisht të Brazilit.”

“Ato surprizojnë jo vetëm me performancën e tyre, por edhe me rezultatet. Ritmi i tyre është i lartë dhe cilësia e lojtarëve është shumë e madhe”.

Rodri nënvizoi gjithashtu presionin që sjellin tifozët e zjarrtë të skuadrave braziliane:

“Askush nuk dëshiron të përballet me brazilianët për shkak të intensitetit dhe mbështetjes së madhe që kanë nga tifozët. Do të shohim çfarë na sjell e ardhmja.”