Futbollisti i Rapidit të Bukureshtit, Albion Rrahmani, është shprehur i lumtur pas dy golave që shënoi mbrëmë ndaj Cluj.
Rrahmani, mes tjerash ka folur se dëshiron që të luajë në top pesë ligat kryesore të Evropës, transmeton Klankosova.tv.
“Është një ndjenjë shumë e mirë kur shënon, para së gjithash fituam tre pikë, pikë të rëndësishme. Është detyra ime të shënoj dhe sigurisht ndihem mirë. Nuk e prisja, CFR është një ekip shumë i mirë”, u shpreh Rrahmani.
“Kur isha te Ballkani luaja kundër tyre në Ligën e Konferencës dhe e njihja mentalitetin e CFR Cluj. Kam shënuar gjashtë gola dhe sigurisht ndihem mirë këtu”.
“Këtu ndihem si në shtëpinë time, e dua Rapidin dhe tifozët janë të mrekullueshëm. Nuk e di nëse do të qëndroj gjatë këtu sepse po luajmë për të avancuar karrierën tonë, për të shkuar në ekipe të mëdha në Evropë. Pse jo? Dua të luaj në pesë ligat e para të Evropës”.