Rritet numri i vizitorëve të huaj në hotelet e Kosovës

Qëndrimet e vizitorëve të huaj në hotelet e Kosovës janë rritur ndjeshëm këtë vit, tha Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Numri i shtetasve të huaj që u regjistruan në objektet akomoduese në vend u rrit 40% në vitin 2022, në 297,588, tha ASK në një publikim të të dhënave javën e kaluar.

Shqiptarët përbënin grupin më të madh – 64,237 persona, të ndjekur nga vizitorët gjermanë dhe zviceranë.

Gjithsej 460,467 persona kanë qëndruar në objektet akomoduese në Kosovë në vitin 2022, me 29.6% rritje në krahasim me vitin paraprak.

Më të vizituarat ishin hotelet në Prishtinë, ku vitin e kaluar u regjistruan 152.387 vizitorë të huaj.