Pas njoftimit të Elon Musk se makina elektronike Tesla mund të paguhet me Bitcoin, vlera e kësaj kriptovalute ka filluar të rritet.
Musk me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se, “Tashmë ju mund të blini makinën Tesla me Bitcoin”.
Ai tha se pagesat për Tesla do të “mbahen si Bitcoin”.
Pas këtij njoftimi, sipas CoinMarketCap, kjo kriptovalutë po tregtohet me mbi 57 mijë dollarë, një rritje prej rreth 3 për qind brenda 24-orëve.
Ditë më parë, Tesla kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të Bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.
Kurse, sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen ka lëshuar një paralajmërim në lidhje me rreziqet që paraqet Bitcoin për investitorët dhe për publikun.
Sipas Yellen, mbetet pikëpyetje në lidhje me legjitimitetin dhe stabilitetin e kriptovalutës.
Aktualisht vlera e tregut të kriptovalutave është 1.77 trilion dollarë, ndërsa Bitcoin përbën mbi 60 për qind të tregut.