Rruga e re që lidh Shëngjinin me Velipojën është kthyer në një nga segmentet më panoramike të vendit dhe pritet të ketë ndikim të madh në zhvillimin e turizmit në veri të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale pamje nga rruga e re, ku shfaqet një perëndim i bukur dielli. Ai shkruan: “Është Shqipëria, rruga Shëngjin – Velipojë”.
Ky aks rrugor konsiderohet i rëndësishëm për përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e vizitueshmërisë në dy prej zonave bregdetare më të njohura në veri.
Rruga nis nga Porti i Shëngjinit dhe ngjitet në një lartësi prej 100 deri në 120 metra mbi nivelin e detit, pa prekur plazhin dhe zonat natyrore përreth, si Rana e Hedhun. Ajo lidhet më pas me infrastrukturën rrugore të Velipojës, duke krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes dy qendrave turistike.
Zhvillimi i infrastrukturës rrugore dhe lidhja më e shpejtë me zonat turistike mbetet një nga prioritetet e qeverisë.
VIDEO: