Salihi: Qeveria e Kosovës me vepra konkrete, ndërsa ajo e Serbisë me projekte simbolike për Luginën

Këshilltari i Partisë për Veprim Demokratik në Kuvendin e Bujanocit Rahim Salihi sot ka shkruar se Qeveria e Kosovës ka ndarë 141 milionë e 148 mijë e 800 dinarë, apo 1 milion e 206 mijë e 400 euro.
“Për vetëm 10 ditë, Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka ndarë 141 milionë e 148 mijë e 800 dinarë, apo 1 milion e 206 mijë e 400 euro, për Luginën e Preshevës”.
Ndërsa sipas tij  Qeveria e Serbisë me projekte simbolike për Luginën e Preshevës.
“Në anën tjetër, sa herë që përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë vizitojnë Luginën, flasin me fjalë të mëdha për “zhvillim ekonomik”, “investime” e “vende të reja pune”. E në realitet, gjithçka përfundon me projekte simbolike si kanalizime, me një vlerë prej vetëm 8 milionë dinarë, apo rreth 75 mijë euro”!

Salihi ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe ka theksuar se:

“Kur ka vullnet – gjendet edhe mundësia.
Kur mungon vullneti – fillojnë justifikimet.
Faleminderit, Kosovë”!

Ky është postimi i Salihit në faqen e tij në facebook:

“Për vetëm 10 ditë, Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka ndarë 141 milionë e 148 mijë e 800 dinarë, apo 1 milion e 206 mijë e 400 euro, për Luginën e Preshevës.
Pa bujë, pa zhurmë, pa vetëlavdërim – por me vepra konkrete!
Në anën tjetër, sa herë që përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë vizitojnë Luginën, flasin me fjalë të mëdha për “zhvillim ekonomik”, “investime” e “vende të reja pune”. E në realitet, gjithçka përfundon me projekte simbolike si kanalizime, me një vlerë prej vetëm 8 milionë dinarë, apo rreth 75 mijë euro!
Ky është dallimi!
Kur ka vullnet – gjendet edhe mundësia.
Kur mungon vullneti – fillojnë justifikimet.
Faleminderit, Kosovë!
Për mbështetjen e vazhdueshme, të palodhur dhe të sinqertë ndaj shqiptarëve të Luginës”!