Samsung dhe Qualcomm sapo janë futur në një partneritet shumë vjeçar, ku prodhuesi i telefonave të mençur të linjës Galaxy do ta rrisë përdorimin e procesorëve Snapdragon, duke mbështetur pretendimet se Galaxy S23 do t’i përdorë pothuajse të gjitha çipat Snapdragon.
Në një deklaratë për shtypin gjatë javës, Qualcomm njoftoi për një “partneritet të gjerë strategjik” me Samsung e cila përfshinë marrëveshjen për një vazhdim të licencës së patentës në kohëzgjatje prej shtatë vitesh në mes dy kompanive.
“Qualcomm Incorporated dhe Samsung kanë rënë dakord të zgjasin marrëveshjen për licencimin e patentës për 3G, 4G, 5G, dhe teknologjisë e ardhshme celuare 6G deri në fund të vitit 2030”, shkruhej në një njoftim.
Ajo që është kyçe në marrëveshjen e re është se Samsung do të fillojë të përdorë çipat Snapdragon në telefonat e saj të mençur të serisë Galaxy.
Në fakt, Samsung veçse ka në përdorim çipin Snapdragon 8 Gen 1 në serinë Galaxy S22, dhe pritet që të përdor çipin Snapdragon 8+ Gen 1 në telefonat në ardhje Galaxy Z Fold 4 dhe Galaxy Flip 4.
Por Samsung dihet se ka përdorur procesorët Exynos në “rajonet” e tjera.
Çipat Snapdragon përdoren vetëm në rajonet si në SHBA, Kore Jugore, dhe disa rajone të caktuara, por shumë pjesë të Evropës dhe Azisë ata përdorin çipat Exynos.