Sancho ka arritur marrëveshje personale me klubin e ri

Jadon Sancho nuk ka më të ardhme te Manchester United dhe pritet të largohet përfundimisht gjatë këtij afati kalimtar. Anglezi ka gjetur tashmë një marrëveshje me një klub të ri.

Aktualisht, Sancho është zyrtarisht ende pjesë e Manchester United, pasi përfundoi huazimin e tij te Chelsea. Megjithatë, klubi nuk ka më besim te ai dhe është i gatshëm ta shesë.

Sipas ‘Sky Italia’, lojtari ka rënë dakord për kushtet personale me Napolin. Klubi italian po punon për transferimin e tij, duke e parë si përforcim të rëndësishëm pas afrimit të Kevin De Bruyne.

Megjithatë, Manchester United po kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, një shumë që mund ta pengojë marrëveshjen të përmbyllet.

Sancho ka kontratë me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2026, por mosmarrëveshjet me klubin dhe trajnerin e kanë larguar përfundimisht nga planet e ekipit.

Napoli po shikon edhe alternativa të tjera nëse nuk arrin të ulë çmimin e kërkuar. Një prej tyre është Dan Ndoye nga Bologna, i cili pëlqehet nga stafi teknik.

Nëse United nuk lëshon pe për çmimin, atëherë transferimi i Sanchos mund të dështojë, pavarësisht marrëveshjes që ai ka arritur me klubin italian.