Sekuestrohet vila e dhëndrit të Sali Berishës në Gjirin e Lalzit

Vila në Gjirin e Lalzit e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha është sekuestruar.

Ndërsa Berishës i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim.

Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për Fatmir Bektashin, ndërsa ra në pranga dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, raporton TCH.