Senatori Murphy: Kosova ta deeskalojë situatën në veri ose humbet mbështetjen e Kongresit

Senatori Amerikan, Chris Murphy, ka bërë të ditur se kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me situatën në veri.

Ai ka kërkuar nga Kurti që ta deeskalojë situatën e tensionuar, në të kundërt, sipas tij, Kosova rrezikon mundësinë e humbjes së mbështetjes së Kongresit amerikan.

“Unë dhe senatori Ricketts unë folëm në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Unë jam një mik i mirë i Kosovës, por ritheksova bindjen time se Kosova duhet ta deeskalojë situatën në veri të Kosovës ose të rrezikojë mundësinë e humbjes së mbështetjes së Kongresit”, ka shkruar Murphy në rrjetin tëitter.

Kosova së fundmi është duke pasur presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, madje edhe është përjashtuar nga stërvitja “Defender 23”, si shkak i dërgimit të njësisë speciale në veri.

Ashpër ndaj këtij aksioni kanë reaguar fuqitë e mëdha ndërkombëtare, si ShBA, Britania, Franca e Gjermania.

Të enjten, Bashkimi Evropian ka kërkuar që menjëherë të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut.

Shenja pozitive për këtë hap kanë dhënë presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti./Dukagjini