Të mërkurën më 3 maj, nxënësi i shkollës “Vladislav Ribnikar” në Beograd, Kosta K. la të vdekur 9 persona, mes tyre 8 bashkëmoshatarë dhe një roje sigurie, kur hapi zjarr ndaj tyre në ambientet e shkollës.
Ngjarja bëri bujë në mbarë botën, ndërsa edhe në Kosovë krerë shtetërorë shprehën ngushëllime për familjet e të prekurve, raporton Klankosova.tv.
Veç ngushëllimeve, Organizatorët e Festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” dhe ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, të enjten në mbrëmje kanë ndezur qirinj për viktimat e sulmit të së mërkurës.
Pos tyre, qirinj ndezi edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
E përdorues serbë të Twitterit kanë falënderuar Kosovën për këtë gjest.
“Faleminderit Prishtinë, Faleminderit Kosovë”, shkruan Ivan Videnoviq, profesor i asociuar në Universitetin e Beogradit.
Hvala Priština, hvala Kosovo!
🇽🇰🫂🇷🇸 https://t.co/2HWhXbFW30— Ivan Videnovic (@i_videnovic) May 4, 2023
Edhe qytetarja tjetër serbe, me emrin Biljana, ka falënderuar vendin tonë për solidarizim me viktimat e sulmit të tmerrshëm në shkollën serbe.
“Prishtina sonte (emotikon me zemër të thyer). Faleminderit fqinj (emotikon me zemër)”, shkroi ajo.
Pristina veceras 💔 Hvala vam, komsije ❤️ pic.twitter.com/G7M4HT8gOR
— Biljana (@biljanicaaa) May 4, 2023
Një tjetër përdorues me emër serb ka postuar dy fotografi nga dje në dy kryeqytetet – Prishtinë dhe Beograd.
“Prishtina dhe Beogradi”, shkroi ai, teksa postoi foton e qendrës së Prishtinës ku qytetarët ndiznin qirinj për viktimat serbe, dhe tjetrën të tifozëve serbë në Beograd gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Real Madridit në Basketboll në kuadër të Europa Ligës.
U Zagrebu, Sarajevu, Prištini, Banja Luci i ostalim gradovima regiona građani i političari pale sveće za stradalu decu u Beogradu.
U Beogradu su sveću zapalili ministar inostranih poslova i potpredsednik BiH.Predstavnici naše vlasti to nisu uradili!
Samo ulica rešava…
— Dragan Vidaković Mrki P.S.Gerila (@protivdictature) May 4, 2023
Ngjashëm me këtë të fundit pati edhe reagime tjera nga opinioni në Serbi, duke kritikuar pjesëmarrjen masive të serbëve në këtë ndeshje, ndonëse ishte ditë zie.
Ndërkaq, komentuesit në vendin tonë ishin në masë kundër ndezjes së qirinjve për fëmijët e vrarë serbë në Beograd. Raporton Klan kosova