Sipas të dhënave zyrtare, edhe 29 persona të tjerë kanë vdekur në 24 orët e fundit në Serbi si pasojë e coronavirusit.
Që nga përmbledhja e fundit për situatën në Serbi, janë testuar për coronavirus 36,830 persona, nga të cilët 17,105 janë pozitivë.
Në respiratorë janë 117 pacientë.
Gjithsej 2.694 persona janë shtruar në spital.
Që nga fillimi i epidemisë në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1.501.621 raste të infektimit.
Shkalla e vdekshmërisë është 0.88 për qind.
Deri në orën 15:00 në Serbi janë testuar gjithsej 7,776,967 persona të cilët plotësonin kriteret për përcaktimin e rastit./Spektri