Ministri i Financavë në Serbi Sinisha Malli, ka deklaruar se në pakon e tretë të ndihmës dedikuar ekonomisë dhe qytetarëve, do të përfshihen edhe të papunësuarit, raporton Spektri.
Sipas Mallit, kjo kategori e popullsisë gjatë muajit qershor do të pëfitojnë nga 60 euro.
Ai ka njoftuar se se të gjitha detajet do të publikohen pas aprovimit të vendimit në Qeverinë e Serbisë./Spektri