“Jeni aq i ri sa ndiheni i ri” – këtë thënie e ndjek një biznesmen dhe politikan serb, Bogoljub Kariq, ndaj ka dashur ta edhe zyrtarizojë.
Bogoljub Kariq thotë se nuk e pranon ligjin që “detyrojnë të dalin në pension personat mbi 65 vjeç”, ndërsa juristët mendojnë se viti i lindjes është një “fakt” që nuk mund të ndryshohet në bazë të ndjenjave subjektive.
Më 17 janar 2019, në ditëlindjen e tij të 65-të, Kariq paraqiti një kërkesë në zyrën e gjendjes civile të Administratës së Qytetit të Kragujevcit për të zhvendosur datën e lindjes së tij 20 vjet më mpërpara, shkruan BBC në gjuhën serbe.
“Vizioni im është që brezi ynë do të jetojë deri në 100 vjet e më shumë dhe jam kundër që dikush të na pensionojë në moshën 65-vjeçare – nëse një person ndihet i ri dhe vital, nuk pranoj asnjë ligj që dëshiron ta heqë atë vitalitet, shpirtin dhe lumturin”, tha ai në një deklaratë për BBC-në.
Megjithatë, juristët dyshojnë për dëshirën e pazakontë të Kariqit.
Nëse qytetarët do të lejoheshin të ndryshonin datën e lindjes me kërkesën dhe ndjenjën e tyre, mund të kishte “probleme të mëdha dhe anashkalim të rregulloreve”, mendojnë juristët.
Me rastin e regjistrimit në regjistrat e të lindurve është e detyrueshme që të shënohen të dhëna të sakta dhe ato mund të korrigjohen vetëm nëse ka ndodhur gabim, thuhet në Ligjin për amzë.
“Nëse dikush kundërshton saktësinë e asaj date, është e nevojshme të vërtetohet se ai ka lindur në një datë tjetër ose ndoshta nuk ka lindur në ditën e hyrjes”, tha avokati Dejan Dubajic për BBC në serbisht.
“Këtu kemi rastin e kundërt, e ai është se data e kontestuar e lindjes nuk është e regjistruar në librat amzë, por ndjenja subjektive e personit se nuk i përket grupmoshës që ka të drejtë për pension”, shkruan ai.
Karic postoi gjithashtu një video në Twitter me video që ai pretendon se konfirmojnë vitalitetin dhe energjinë e tij.