Shaip Kamberi: Është koha që qytetarët serb të Kosovës të lirohen përfundimisht nga terrori dhe dhuna e terroristëve

Shaip Kamberi deputeti i vetëm shqiptar më i zëshëm në Serbi, ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në Republikën e Kosovës.

Ai thotë se tashmë është koha që qytetaret serbë të Kosovës të lirohen nga terrori e dhuna, e këtyre terroristve që ai i quan të dëshmuar të Listës Srpska.

Kujtojmë që gjatë një sulmi terrorist të armatosur rëndë që janë serbë në Republikën e Kosovës, mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, dhe disa policë të Kosovës të lënduar. Kurse nga sulmuesit ka edhe të vrarë e 3 të arrestuar, ku sot iu dha nga Gjykata në Prishtinë paraburgimi prej 30 ditësh.

Postimi i plotë:

“Është koha që qytetarët serb të Kosovës të lirohen përfundimisht nga terrori dhe dhuna e terroristëve të dëshmuar tanimë të Listës Srpska.

Është koha që Serbia dhe pushteti në Beograd të ndalojë së prodhuari struktura kriminale e paraushtarake.

Jovanjicës dhe Belivukve sapo iu shtua edhe një produkt kriminalo shtetëror. Radojcici dhe Lista Srpska.

Ideatori të mbajë përgjegjësi dhe të marr denimin e merituar.

Kriminalizimi i mëtejm i shtetit përveç një shteti autokrat si i djehit po e shndrron Serbinë në shtet krejtësisht kriminal të sotit.

Trishtim për shtetin aspirant për BE.”