Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, tha në një status në rrjetin social Facebook, se Serbia po paralajmëron aksion hakëmarrës ndaj shqiptarëve te Luginës së Preshevës.
Ai potencon se dje e deklaroi vetë këtë Vuçiq, dhe se kjo nuk është hera e parë që Serbia shpreh mllefin e saj për Kosovën në Luginë.
Postimi i plotë:
“Presidenti Serbisë A. Vuçiq, mbrëmë, deklaroi se në aksionin e Banjskës, në radhët e policisë profesionale të Kosovës ndodheshin edhe “kriminel të trajnuar nga Presheva”.
Pse Vuçiq në mesin e gjithë policëve që kanë marrë pjesë në neutralizimin e aksionit terrorist në Banjskë përmendë Preshevën?
Mos ndoshta kjo është paralajmrim për ndonjë aksion hakmarrës ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës?
Nuk do të ishte hera e parë që Serbia mllefin ndaj Kosovës ta shfryejë në Luginë.
Andaj ftoj Bashkësinë ndërkombëtare që të veprojë në parandalimin e çfarëdo tentative të autokratit serb për hakmarrje ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.”-tha Shaip Kamberi në rrjetin social Facebook.