SHBA-ja me “sanksione” Kosovës: S’ka ndihmë me shtetet mosnjohëse, përjashtim nga Defender Europe

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u ka thënë përfaqësuesve të disa medieve kosovare, se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ”duhet ta kuptojë se e ka shtëpinë në flakë”.

Kjo derisa, ”SHBA-ja është e brengosur se ai ka marrë hapa të pakoordinuar, dhe pasojat do të jenë të menjëhershme”, duke përfshirë edhe “moslobimin te shtetet mosnjohëse”, transmeton klankosova.tv.

Sipas tij, kjo është bërë e qartë me reagimin e ashpër nga niveli më i lartë, ai i sekretarit, Anthony Blinken.

Hovenier bëri të ditur se cilat janë dy kërkesat që Kurti duhet realizuar urgjentisht.

”E para, tërheqja e policisë nga ndërtesat komunale, dhe e dyta, që kryetarët e rinj të mos i ushtrojnë funksionet në ndërtesat komunale, meqë nuk kanë marrë më shumë se 3-4 përqind të votave”, tha ai.

Sipas tij, SHBA e kanë bërë ”të qartë se nuk mbështesin më projektet e përbashkëta dhe Kosova përjashtohet nga Defender Europe 23”. Kjo, derisa ”nuk do të ketë vizita të nivelit të lartë të Kosovës në SHBA”, u shpreh ai, transmeton klankosova.tv