Një kompani amerikane që ka krijuar një veturë fluturuese elektrike ka nisur të pranojë paraporosi.
Vetura fluturuese “Alef Aeronautics” ka marrë certifikatë speciale nga Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA, duke ia mundësuar kompanisë që të kryejë testime në rrugë dhe ajër të veturës, ka njoftuar kompania.
Vetura tërësisht elektrike mund të ecën deri 320 kilometra në rrugë, ndërsa mund të fluturojë deri në 180 kilometra distancë, sipas “Alefit”.
“Model A”, sipas kompanisë, mund të tejkalojë pengesa të ndryshme deri në arritjen e destinacionit dhe ka kabinë me dizajn special.
Vetura zë dy persona. Në kohën e paraporosive, ajo kushton rreth 300 mijë dollarë.
“Alefi” e shpalosi veturën në tetor të vitit të shkuar. Ka thënë se ka marrë numër “të madh” të paraporosive nga njerëzit dhe bizneset.
FAA-ja po punon në politikat për ulje e ngritje të veturës elektrike fluturuese, ka thënë kompania.