Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe u.d. e drejtoreshës së USAID-it, Kerry Monaghan Hogler, kanë nënshkruar marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34,7 milionë dollarë.
Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, Osmani ka thënë se marrëveshja nënshkruhet në bazë të amendamentit numër 5 të marrëveshjes së grantit, raporton Klan Kosova.
Në këtë ngjarje ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Fotografia e përdorur në ballinë është marrë nga agjencia e lajmeve Ekonomia Online.