Kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria po mendon të ndalojë përdorimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it në Shqipëri.
Rama ka dalë sot në konferencë për shtyp pas mbledhjes së qeverisë, ku ka folur edhe për vrasjen e 14-vjeçarin në një sherr mes adoleshentëve në afërsi të shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
“Jemi angazhuar prej kohësh në hulumtimin e kësaj problematike, duke parë vendet e tjera. Vende si Australia po tentojnë ndalimin e aksesit në rrjetet sociale të fëmijëve deri në 16 vjeç, Franca po vendos kusht aprovimin e prindërve për hapjen e llogarive… Përtej debateve, problem mbetet mungesa e një sistemi të zbatimit të tyre. Tani, dilemma jonë si qeveri është nëse duhet të provojmë edhe ne të ecim në drejtim të vendosjes së filtrave, ku në fakt nga eksperiencat e të tjerëva mësojme se efektiviteti i tyre është shumë i ulët, apo të ndërmarrim një masë drastike për mbylljen e plotë të TikTok-ut dhe Snapchat-it. Këtë do ta shtrojmë për diskutim për të marrë një vendim për këtë problem kompleks”, shtoi Rama. /Telegrafi/